E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet ish-presidenti Mejdani

Mejdani ka pësuar një frakturë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, kur një motor e ka goditur Mejdanin fare pranë banesës së tij.

Menjëherë është dërguar në urgjencë ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tashmë ndodhet në banesën e tij. Mejdani u zgjodh president më 24 korrik të vitit 1997 dhe qëndroi në këtë post deri më 24 korrik të vitit 2002. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-07 10:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›