E Diel, 1 Nëntor 2026

Cooper nesër në Kosovë, për bisedimet Prishtinë-Beograd

PRISHTINË - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet teknike Kosovë-Serbi në Bruksel, Robert Cooper, do të vizitojë nesër Prishtinën, ku do të takohet me udhëheqësen kosovare të dialogut, zv/kryeministren Edita Tahiri.

Lajmi bëhet i ditur sot pasdite nga burime zyrtare të qeverisë së Kosovës. Javën e kaluar, zv/kryeministrja Tahiri zhvilloi një bisedë telefonike me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut teknik.

Temat kryesore të bisedës ishin çështja e bashkëpunimit rajonal, situata në zbatimin e marrëveshjeve si dhe procesi i finalizimit të protokollit teknik të marrëveshjes së IBM-it.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›