E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përçahen serbët, kryetari i Leposavicit kundër referendumit

LEPOSAVIQ - Midis serbëve të veriut po vihen re shenjat e para të përcarjes në planin e tyre për të mbajtur referendum në veri të Kosovës, i paralajmëruar në mesin e muajit shkurt.

Branko Ninic, kryetar ilegal i Leposavicit ka thënë se mbajtja e referendumit është i panevojshëm dhe mund të dëmtojë Serbinë.

“Ne të gjithë e dimë rezultatin, por duke e bërë referendumin, mund të humbasim edhe përkrahjen e shtetit të vetëm që njohim – Serbisë”, - ka thënë Ninic.

Branko Ninic, që i përket Partisë Demokratike të Tadic, nuk ndan të njëjtin mendim me kryetarët e tjerë ilegalë të veriut që u përkasin partive opozitare të Serbisë dhe mund të ecin më tutje me referendumin, duke e sfiduar presidentin serb, raporton Indeksonline.

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›