E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genc Leka e Vilson Blloshi, historia e vërtetë përmes arkivave

30/01/2012  Poezia disidente që u mori jetën

ELBASAN- “Jetë intelektuale të ndërprera” është titulluar konferenca shkencore e organizuar në Librazhd me kontributin e Universitetit të Elbasanit dhe bashkisë së këtij qyteti. Kjo konferencë kishte si qëllim nxjerrjen në pah të vlerave për këto dy figura të letërsisë disidente në Shqipëri Genc Leka e Vilson Blloshmi të ekzekutuar në mesin e diktaturës komuniste. Pedagogë dhe studiues nëpërmjet kumtesave e kanë parë në disa këndvështrime veprën e dy poetëve nga Bërzeshta e Librazhdit. Rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi theksoi se veprimtaria e nisur të dy figurave Genc Leka e Vilson Blloshmi është ndërprerë, por mbart vlera të mëdha që duhet të jenë pjesë e studimeve dhe aktiviteteve kushtuar një zone si Bërzeshta që mbart potenciale të mëdha me kontribute të theksuar patriotik dhe në arsim. Vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi, thekson se kjo konferencë i vlen nxjerrjes në pah të kontributit të gjithanshëm të dy poetëve. Ai ka theksuar se disa herë ka kërkuar që poezitë e tyre të bëhen pjesë e teksteve shkollore, por asnjë ministër se ka marrë parasysh këtë kërkesë. Vilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatuan më 17 korrik 1977. Trupat e tyre u gjetën me ardhjen e demokracisë në vendin e quajtur "Përroi i Firakut" përgjatë lumit Shkumbin, vend ku edhe u pushkatuan përkrah njëri-tjetrit. Poezia Saharaja çoi drejt ekzekutimit Vilson Blloshmin, por në analizë kaluan shumë poezi të dy poetëve madje edhe ato që flisnin për partizanët. Saharaja u cilësua një poezi disidente dhe dy poetët e vrarë u kthyen në simbol të egërsisë së diktaturës, e cila nuk kurseu as ata për të mbajtur në këmbë një sistem totalitar. L. Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›