E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama takohet me homologun britanik, kërkohet forcim i bashkëpunimit

TIRANË - Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Britanik, Keir Starmer, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Tiranë, për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshë dhe reformën në drejtësi.

Në qendër të këtij takimi, ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes prokurorive shqiptare dhe atyre britanike, ku përfshihet edhe lufta kundër krimit të oraganizuar.

Ndërkohë, ditën e nesërme Prokurori Britanik, Keri Starmer, pritet të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Berisha dhe ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi. Në qendër të këtyre takimeve, do të jenë diskutimet për një reformë të besueshme në drejtësi me qëllim forcimin e ligjit në Shqipëri, si një prioritet për integrimin në BE, gjë për të cilën Britania do të japë mbështetjen e saj.

(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›