E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teodosije: Ndarja e Kosovës, zgjidhje e keqe

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije ka vlerësuar se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhje e keqe, meqë shumica e popullit serb dhe objekteve serbe fetare nuk është në veri të Kosovës.

Por, ai shtoi se nuk mund të injorohet realiteti që njerëzit në veri të Ibrit jetojnë një jetë tjetër nga vendet tjera të Kosovës.

"Nuk është e mirë ndarja, nëse do të nënkuptonte kufirin në Ibër, meqë çfarë do të ishte atëherë ajo pjesa tjetër që mbetet? E atje kemi shenjtoret më të mëdha. Çdo gjë që është me vlerë historike gjendet në jug të Ibrit dhe atje është pjesa dërmuese e banorëve. Ku do të ishim atëherë ne? Nëse nuk jemi në Serbi, atëherë do të ishim në Kosovë ose në Shqipëri?”, tha Teodosije në një intervistë për Radio Beograd.

Teodosije tha se është përshtypje e gabuar se ndarja është më së shumti çfarë mund të merr Serbia nga Kosova, meqë konsideron se kjo është “më së paku”, sikurse që një zgjidhje e tillë do të ishte dëm i madh për shtetin, kishën dhe popullin, përkatësisht “gabim historik që kurrë nuk do të mundnim për ta korrigjuar”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›