Nuk iu ngutet
Partitë politike më të mëdha në vend nuk nguten që të hartojnë rekomandimet e tyre për ndryshime në Ligjin Zgjedhor.
Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ende nuk i kanë dorëzuar propozimet e tyre në Grupin Punues Zgjedhor. Ndonëse, shumica e zyrtarëve të këtyre partive patën deklaruar se kanë në përfundim e sipër propozimet e tyre.
Anëtari i Komisionit për ndryshime zgjedhore nga AAK, Blerim Shala, tha se janë ende në diskutim brendapartiak.
“Këtu ka debat intensiv brenda partive, sidomos në paritë e mëdha në vend. Ne si parti nuk i kemi gati rekomandimet, jemi ende në fazën e diskutimeve të tyre brenda partisë”, tha Shala, për Express.
Ai ka mohuar se është caktuar ndonjë datë për dorëzimin e rekomandimeve.
“Jo nuk ka ndonjë datë të caktuar për dorëzimin e këtyre rekomandimeve, ky nuk është procesi i cili është në urgjencë si dhe nuk është diçka që mund të kryhet kaq shpejtë”, tha Shala.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...