E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muze i ri në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë

Gjirokastër Në prag të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në qytetin e Gjirokastrës do të çelet një muze i ri. Bëhet fjalë për çeljen e muzeut “Kronikë në gur”, në mjediset e kështjellës së Gjirokastrës. Përgatitjet për këtë muze vazhdojnë prej disa vitesh, ndërkohë që në mjediset e tij do të pasqyrohet historia e qytetit të Gjirokastrës dhe luginës së Drinos. Sipas përfaqësuesit të Organizatës për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike, Sadi Petrela, aktualisht është grumbulluar pjesa më e madhe e dokumenteve, relikteve dhe materialeve historike që do të jenë pjesë e muzeut. “Në ditët në vijim ne do të nisim edhe një diskutim të hapur me komunitetin gjirokastrite, duke tërhequr edhe opinionet e banorëve për konceptimin e muzeut “Kronikë në gur”, thotë Petrela. Sipas tij, pritet që aktiviteti për çeljen e muzeut të jetë pjesë e programit të organizimeve në 100-vjetorin e Pavarësisë. Krahas risjelljes së kujtesës historike, çelja e këtij muzeu do të jetë e dobishme dhe për grupet turistike që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.

Bledar Shehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›