E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corinthians tërhiqet për Tevezin

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 21:00

Corinthians ka hequr dorë për ta transferuar sulmuesin argjentinas Carlos Tevez, për të cilin po bisedonte me klubin e tij aktual, Manchester City.

“Nuk kishte kohë sa duhet që transferimi të konkretizohej para përfundimit të afatit kalimtar në Amerikën e Jugut, i cili u mbyll më 20 korrik. Jemi të vetëdijshëm për ëndrrën e fansave tanë për ta pasur në ekip sërish Tevezin, por do të mundohemi ta rikthejmë atë në Corinthians në një të ardhme të afërt”, shkruan në ueb faqen e klubit brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›