Barcelona ka besim se do ta marre Fabregasin nga Arsenali

Nuk ka ndërmend të heqë dorë nga objektivi më i preferuar, veçse kërkon ta bëjë këtë në mënyrë të rregullt dhe pa krijuar probleme. Barcelona ka besim se mund ta marrë Sesk Fabregasin nga Arsenali, gjë që u pohua nga trajneri Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp. Kapiteni i londinezëve është bërë një fushë betejë mes dy klubeve, ndonëse Guardiola flet në mënyrë tepër të qetë.
“Fakti që Barcelona është e interesuar për Fabregasin është diçka e njohur për ju. Arsenali e di, edhe Barcelona e di. Ne i kemi kursyer disa para për të paguar për këtë transferim. Nëse do të jetë e mundshme, do t’i përdorim këto para për Fabregasin, nëse nuk do të jetë e mundshme, unë nuk e di se për çfarë do t’i përdorim. Ne do të gjejmë mundësi të tjera, ose do të synojmë sërish sezonin e ardhshëm. Por, do të përpiqemi deri në ditën e fundit që ta marrim Seskun sepse mendoj se kjo gjë do të na bëjë një skuadër më të mirë”.
Po ashtu, klubi katalan ka pohuar se i ka paratë për të marrë edhe Aleksis Sançezin së bashku me Fabregasin, ndërsa mediat spanjolle e japin këtë transferim si punë të përfunduar. Gazeta “Marka” i referohet djalit të pronarit të Udinezes, Poco, që thotë se akordi me Barçën për Sançezin është i plotë.
Pra, besohet se sezonin e ardhshëm do të kemi një skuadër më të fortë edhe sesa kjo që fitoi titullin në Spanjë dhe në Europë.