E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi e mbron Messin

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 23:00

Xavi Hernandez e ka mbrojtur shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, i cili u kritikua më së shumti në paraqitjet dhe eliminimin e Argjentinës nga Copa America.

“Kritikat në drejtim të Messit për dështimin e Argjentinës në Copa America janë absolutisht të ekzagjeruara. Leo ka shfaqur lojëra të mira në këtë turne, përkundër eliminimit të Kombëtares së tij. Nëse gjendja e fushave do të ishte më e mirë, talenti i Messit dhe i tërë skuadrës së tij do të ishte evident”, deklaroi Xavi për mediat spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›