E Shtunë, 31 Tetor 2026

E do titullin e 20-të në Angli

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 08:56

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se ekipi i tij duhet ta mbajë formën aktuale për ta arritur titullin e 20-të në Premierligë. United e mbylli sezonin e kaluar pa asnjë humbje në Old Trafford.

Kur ka mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i sezonit në Barclays Premier League, Ferdinand mendon se djelmoshat e Sir Alex Fergusonit duhet të punojnë fort, nëse dëshirojnë ta mbrojnë titullin në Angli.

“Duhet të mësojmë nga sezoni i kaluar, posaçërisht në formën që e shfaqëm si mysafirë. Duhet të jemi më të qëndrueshëm. Duhet të mbrohemi mirë, ky është çelësi i suksesit”, tha Ferdinand për ueb faqen e klubit manutd.com.

Në ndeshjet si mysafir, Man Utd hasi në probleme sezonin që shkoi, edhe pse i fitoi shumicën e tyre. ‘Kapaku’ i të gjitha vështirësive ishte ndeshja në Upton Park në prill, kur ky ekip po humbte 2:0 ndaj West Ham në pjesën e parë.

Por, ‘Djajtë e Kuq’ bënë rikthim sensacional duke fituar në fund 4:2. Sipas Ferdinandit, mentaliteti i United ishte jetësor në sukseset e arritura në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›