E Shtunë, 31 Tetor 2026

Copa America, më e keqja për Brazilin

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 22:00

Ky edicion i Copa Americas për Brazilin ishte një katastrofë e vërtetë.

Kjo ishte paraqitja më e dobët në histori të ekipit verdh e kaltër në këtë kompeticion.

Ekipi i Mano Menezes ka grumbulluar vetëm 6 pikë nga 4 ndeshje, duke përfunduar në pozitën e tetë nga 12 ekipe pjesëmarrëse.

Në të kaluarën, vetëm tri herë në histori, Brazili nuk kishte arritur të jetë ndër katër të parat e këtij evenimenti: në edicionin 1987, 1993 e 2001. Për mirë apo keq, kjo gjeneratë e Brazilit ka hyrë në histori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›