E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corinthians, triumfon në Copa Libertadores

Klubi brazilian i Corinthiasit fitoi për herë të parë në historinë e tij Copa Libertadores, trofeu më i çmueshëm i klubeve nga Amerika e Jugut, duke mundur Boca Juniors 2-0 në finalen e kthimit.

Suksesi i merituar i klubit të Sao Paulos erdhi pas barazimit 1-1 në finalen e parë, të luajtur në Buenos Aires. Sulmuesi Emerson, i kërkuar nga disa klube të rëndësishme evropiane, ishte heroi i brazilianëve në këtë finale, duke shënuar dy herë gjatë pjesës së dytë.

Boca, një prej ekipeve më të famshme të kontinentit dhe të planetit, kërkonte titullin e shtatë Libertadores, në dhjetë paraqitje në finale. Ndonëse disa skuadra braziliane kanë arritur të ngrenë në qiell trofeun, asnjë ekip nga Sao Paulo nuk kishte mundur të shpallej më parë fitues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›