E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja nga Veronoi dhuron Shqipërisëflamurin e shek. XX

TIRANë- Grupi i miqve të sheshit Erbe nga Verona e Italisë, i dhuroi sot Akademisë së Shkencave një flamur të vjetër shqiptar, që daton në fillim të shekullit XX. Gjatë dorëzimit të flamurit Kryetarit të Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj, përfaqësuesi i grupimit italian, që ka si qëllim ruajtjen dhe përhapjen e kulturës së Veronës Alberto Berna, u shpreh se flamuri i përket familjes Ceni, një familje veroneze.

Sipas tij një oficer nga kjo familje kishte ardhur në Shqipëri në vitet 1920, dhe prej andej kishte marrë ketë flamur për të cilin dinte vetëm se përmbante vlera, por nuk njihte emrin e zotëruesit të mëparshëm apo në c´rrethana ishte qëndisur.

Më tej ai ja la në dorëzim djalit të tij, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e mbajtur sot, duke u shfaqur mjaft i emocionuar në momentin e dhurimit të flamurit Akademisë së Shkencave.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›