E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Lufta kundër trafikut, prioritet kryesor

Këtë deklaratë, ministri i Brendshëm e bëri në takimin e organizuar nga ministria e Shëndetësisë në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Drogës.

Basha, më tej nënvizoi se se po shfrytëzohen të gjitha burimet njerëzore dhe financiare për reduktimin e prodhimit të drogave, sigurimin e territorit, forcimin e veprimit të ligjit, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe atë brenda institucioneve të vendit.

"Në se në vitin 2004 në Itali u sekuestruan 1085 kg heroinë e transportuar nga Shqipëria, në vitin 2009, sasia e drogës së sekuestruar në Itali ishte 59 kg", tha ministri Basha.

Basha bëri të ditur gjithashtu, se gjatë 5 muajve të parë të vitit 2010 në Shqipëri janë sekuestruar mbi 11 kg heroinë, 605 gr kokainë, 4 936 kg. marihuanë, ndërsa janë proceduar penalisht 358 persona, nga të cilët 277 të arrestuar në flagrancë.

Po kështu, janë goditur 30 grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, me 138 persona të ndjekur penalisht, janë organizuar 21 operacione speciale, 11 operacione ndërkombëtare, gjatë të cilave janë arrestuar në vend 26 persona, ndërsa 8 persona janë arrestuar në Itali, një në Gjermani, një në Suedi, një në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›