E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cosmote kalon shifren e 15 milione abonenteve

Kompania e telefonise se levizshme Cosmote Mobile Telecommunications S.A. beri dje te ditur se, numri i abonenteve te saj ne pese shtetet e Evropes juglindore, ku shtrin aktivitetin, kaloi shifren 15,5 milione. Shifra eshte arritur ne fund te vitit qe u mbyll, duke tejkaluar ne kete menyre objektivin e parashikuar per vitin 2009. Cosmote thote se brenda dy viteve e gjysme nga shtrirja e vrullshme edhe ne tre shtete te tjera te Evropes juglindore, ka arritur te kete nje ne tre abonente ne rajonin ku operon.
Nendrejtori i Pergjithshem i Cosmote Group, Michael Tsamaz, gjate festes se pervitshme me punonjesit e kompanise, feste e cila perkoi edhe me 10-vjetorin e fillimit te veprimeve komerciale te Cosmote, shprehu dje vleresimet per faktin, sic tha ai, se kjo kompani, “me mbi 15,5 milione abonente dhe nje pakete konkurruese produktesh e sherbimesh, qe u pergjigjen nevojave te sotme te konsumatoreve, shenon ritmin me te larte te rritjes ne sektorin e telekomunikacionit ne Evrope”. “Objektivi yne i ri, vijoi Tsamaz, eshte qe, brenda tre viteve, t’u sherbejme pothuajse nje ne dy konsumatoreve ne zonen ku shtrijme aktivitetin”.
Cosmote eshte operatori celular me shtrirjen me te madhe ne Evropen juglindore. Ajo operon dhe ne vendin tone permes rrjetit AMC, e para kompani celulare ne vend. AMC numeron mbi nje milion abonente ne Shqiperi, permes sherbimeve me kontrate dhe parapagese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›