Republika e Kosoves
Nga David Charter
Filarmonia e Kosoves eshte duke bere prova dhe shtizat e flamureve jane gati. Ndersa po pergatitet per te deklaruar pavaresine nga Serbia e gjitha ajo qe shteti me i ri i botes ka nevoje eshte nje steme, nje flamur, nje kushtetute, nje kod ligjor, njohje nderkombetare dhe nje armepushim me fqinjin e vet te zemeruar, midis frikes se vazhdueshme per dhune. Disa prej elementeve te domosdoshem jane pothuajse gati, ndersa te tjeret do te duhet vite dhe mbase mund te mos arrihen asnjehere. Nje gje eshte e sigurt: do te kete nje ndryshim te vogel, por domethenese te emrit ne harte, kur krahina e Kosoves do te shkeputet nga sundimi serb dhe do te behet Republika e Kosoves, titulli i perdorur nga shqiptaret etnike qe perbejne mbi 90% te popullsise.
"Ne e therrasim Kosovo Kosova. Ky eshte emri qe ka ekzistuar ketu prej shekujsh", thote Fadil Hysa, nje prej keshilltareve te Kryeministrit. "Ajo ka qene gjithmone Kosova midis shqiptareve. Ajo do te jete Republika e Kosoves". Kosova ka qene nen administrimin e OKB-se prej luftes se 1999, kur NATO bombardoi Beogradin per te parandaluar spastrimin etnik serb. Pritet qe ajo te deklaroje pavaresine me 17 shkurt.
Kushtetuta e Kosoves eshte perpiluar me ndihmen e keshilltareve amerikane. Muzeu i Londres ka rekomanduar lidhur me materialet qe mund te perdoren per ruajtur sa me mire ate dhe deklaraten e shpalljes se pavaresise per brezat e ardhshem. Por, procesi i thjeshte i gjetjes se nje flamuri per kete shtet te ri ballkanik tregon se sa i veshtire do te jete tranzicioni drejt shtetesise.
Kudo ne Kosove flamuri qe valeviten eshte ai i Shqiperise - nje shqiponje me dy krere dhe me nje sfond te kuq. Ai ishte mbajtur nga Ushtria Clirimtare e Kosoves ne betejat kunder ne vitet 1998-1999. Duke shkaktuar merzitjen e pjeses me te madhe te popullsise se saj, qeveria ka mbajtur parasysh nje thirrje te OKB-se per te gjetur nje kompozim te ri i cili nuk do te jete ofensive ndaj 200000 serbeve qe jetojne ne enklavat e shperndara ne te gjithe Kosoven, disa prej tyre te rrethuara me tela me gjemba dhe te ruajtura nga trupat e NATO-s. Nje konkurs nderkombetar solli 997 propozime nga cdo kend i botes, prej Zelandes se Re dhe SHBA, duke perfshire edhe 7 propozime nga Serbia.
Prishtina pershkohet nga bulevardi “Bill Klinton” dhe ka nje kopje te Statujes se Lirise, prandaj nuk ishte nje cudi qe nje prej propozimeve paraqiste shqiponjen ne qoshen e flamurit te stilit amerikan te kuq me rripa te bardhe horizontale. Ky propozim u hodh poshte, per shkak te lidhjes shqiptare.
Tre projekte jane akoma ne proces, duke pritur nje vendim te Parlamentit kosovar. TIME mesoi se nje prej tyre paraqet nje spirale ne qender, duke perfaqesuar nje simbol te epokes se bronzit nga Mbreteria e Dardanise, e cila ekzistoi ne shekullin 4 p.e.s. Skica tjeter mendohet te jete nje harte e Kosoves e rrethuar nga 5 yje te verdhe, ne nje sfond blu. Dy te parat permbajne se bashku me te tjerat edhe ngjyrat tradicionale shqiptare (zeze dhe kuqe) dhe ato serbe (blu, te bardhe dhe te kuqe), ndersa e treta te kujton rrethin e yjeve te arte ne sfondin blu, duke nenvizuar deshiren e Kosoves per t'iu bashkuar Evropes perendimore.
Kosova do te adoptoje edhe nje embleme, ka shume te ngjare qe te paraqese objektin me te vlefshem arkeologjik te vendit, nje figurine terakote 6000-vjecare. Arber Hadri, drejtor i Muzeut te Prishtines, thote: “Perendesha ne fron eshte nje simbol i trashegimise dhe identitetit kulturor te Kosoves. Ajo eshte nje simbol qe eshte i pranueshem per te gjitha komunitetet ne Kosove, sepse ai nuk ka asnje sfond etnik”. Z.Hadri eshte duke bere presion per spirale dardane qe te perfshihet ne nje flamur te ri. “Spiralja eshte nje simbol i diellit te rrumbullaket, ashtu si jeta. Ju nuk mund te ndryshoni identitetin kulturor te njerezve. Por, do te ishte me mire te kishim simbole teresisht te reja per nje shtet teresisht te ri”. Nderkohe, megjithese akoma nuk jane bere te njohura stema kombetare, Filarmonia e Kosoves eshte e angazhuar duke bere prova per Oden per Gezim te Bethovenit.
Marre nga “The Times”