Shtesat e pallateve, 255 familjet që marrin lejet
ALUIZNI publikon emrat e familjeve që duhet të bëjnë pagesën e detyrimeve financiare
Agjencia e Legalizimeve publikoi dje emrat e 255 familjeve në Tiranë, të cilat përfitojnë legalizimin e shtesës së tyre. Këto familje kanë bërë vetëdeklarim për shtesat e tyre dhe agjencia u bën me dije që duhet të paraqiten për të përmbyllur plotësisht detyrimet financiare që kanë ndaj ALUIZNI-t. Sipas njoftimit, këto familje i përkasin qytetit të Tiranës dhe jetojnë në minibashkitë 7, 5, 2 dhe 3. Më tej, pasi këto familje të bëjnë shlyerjen e detyrimeve financiare, do të vijojnë procedurën për regjistrim të mëtejshëm dhe final të pronës së tyre në hipotekë. “Ata kanë ndërtuar në objektet me leje në qytetin e Tiranës (kryesisht të njësisë nr. 7, 5, 2 dhe 3). Personat e listës së mëposhtme janë të lutur të paraqiten pranë drejtorisë qendrore të ALUIZNI-t, në adresën: rruga “Skënder Kosturi”, ish-Instituti i Perim-Patates, Tiranë, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare të objekteve korresponduese me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre në ZRPP”, - thuhet në njoftimin e Agjencisë së Legalizimeve. Pagesat Për legalizimin e një shtese pallati që ka devijime nga leja e ndërtimit, ekzistojnë katër lloj taksash dhe penalitetesh, që ndërtuesit duhet të paguajnë për legalizimin e tyre. Njëra është tarifa e shërbimit, që është katër mijë lekë dhe shkon në favor të institucionit që përgatit dosjen, pra të ALUIZNI-t. është tarifa e ndikimit mbi infrastrukturë, që për qytetin e Tiranës merret në tarifat minimale të përcaktuara nga ligji, në masën 2% të vlerës së ndërtimit së sipërfaqes së ndërtuar pa leje. Përllogaritja bëhet mbi bazën e vlerës së kostos së ndërtimit të përcaktuar nga Enti i Banesave. Në mbështetje të ligjit për legalizimet, fillojnë edhe penalitetet. Për sipërfaqet e ndërtuara për banim norma e gjobës është 4% e vlerës së sipërfaqes së ndërtuar pa leje, ku si bazë merret çmimi minimal fiskal sipas zonave, i përcaktuar nga marrëveshja mes Shoqatës së Ndërtuesve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Kur shtesat janë bërë për veprimtari biznesi, penaliteti është në masën 10% të vlerës së sipërfaqes së ndërtuar pa leje. Për sipërfaqet në të cilat është bërë ndryshim i destinacionit, penaliteti është në masën 20% të vlerës së sipërfaqes. Për ata ndërtues që kanë bërë vetëdeklarimet pas datës 15 shtator 2006, shtohet një penalitet prej 10 mijë lekësh për çdo m2 të ndërtuar pa leje. Shifrat Sipas të dhënave paraprake, me legalizimin e shtesave dhe pallateve pa leje, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë pritet të shtohet me rreth 2.5 miliardë euro vetëm nga regjistrimi i pallateve të reja. Janë rreth 400 pallate të reja, të ndërtuara me leje ndërtimi, por të paregjistruara në hipotekë për shkak të shmangieve nga projekti, kryesisht shtesa të bëra në lartësi ose në gjurmë. ALUIZNI vlerëson se sipërfaqja totale e tyre është rreth 3 milionë m2. Shumëzuar me çmimin mesatar të shtëpive në Tiranë, vlera totale e tregut të këtyre ndërtimeve është afro 2.5 miliardë euro. Regjistrimi i këtyre ndërtimeve pritet të sjellë të ardhura të konsiderueshme edhe në arkën e Bashkisë Tiranë. Sipas ligjit, 10% e vlerës së shitjes së pasurive të patundshme paguhet si taksë në momentin e regjistrimit në hipotekë. Kur të mbyllet legalizimi dhe të bëhet regjistrimi i tyre, pala shitëse (ndërtuesit) duhet të paguajë 10% të vlerës së kontratës së shitjes. Për të gjithë sipërfaqen e pallateve të reja, në arkat e shtetit duhet të shkojnë rreth 250 milionë euro, ndërsa nga taksa vjetore mbi pasuritë e paluajtshme, që për sipërfaqet e banimit është 21 lekë për m2, do të shtohen të paktën 63 milionë lekë çdo vit. Këtyre shumave u duhen shtuar edhe penalitetet që duhet të paguhen për sipërfaqet e ndërtuara pa leje, por ALUIZNI ende nuk mund të publikojë statistika të veçanta për sipërfaqen e shtesave. Shumica e atyre që kanë blerë shtëpi në pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90 në Tiranë, nuk disponojnë dokumente pronësie, sepse pallatet nuk janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Arsyeja kryesore kanë qenë shkeljet e bëra nga ndërtuesit në projektet e miratuara në lejet e ndërtimit apo mosplotësimi i standardeve të vendosura nga bashkia për marrjen e lejeve të shfrytëzimit. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi edhe këto ndërtime u përfshinë në skemën e legalizimeve, por fillimisht pati një rezistencë nga ana e ndërtuesve, me argumentin se penalitetet e vendosura në ligj për legalizimin ishin shumë të larta. Problemi i regjistrimit të ndërtesave ndahet në dy kategori: të parat janë pallatet që janë ndërtuar sipas lejes së ndërtimit dhe që kanë ngelur në pritje të marrjes së lejes së shfrytëzimit nga bashkia. Kategoria e dytë dhe që është më problematike, është ajo e pallateve që janë përfshirë në procesin e legalizimeve, për shkak të shmangieve nga lejet e ndërtimit. Kjo kategori po ndjek procedurat e përcaktuara në ligjin për legalizimet. Të dhënat tregojnë se 40-50 objekte shfaqin probleme kryesisht për shkak të problemeve me pronësinë. Pagesa për shtesat pa leje Tarifa e shërbimit nga ALUIZNI është 4 mijë lekë Taksa e ndikimit në infrastrukturë është 2% e kostos së ndërtimit për m2 sipërfaqe Gjoba për sipërfaqet pa leje për individët është 4% e çmimit fiskal për m2 Gjoba për sipërfaqet pa leje për ndërtuesit është 10% e çmimit fiskal për m2 Gjoba për ndryshimin e destinacionit nga ndërtuesit është 20% e çmimit fiskal për m2 Lista e qytetarëve të cilët duhet të bëjnë shlyerjen e detyrimeve financiare të legalizimit 1 NIKOLIN JAKOVA 2 BASHKIM GJUHAçAJ 3 ANESTI GJINI 4 GEZIM TAHIRI 5 JULJUS LESHI 6 SHPETIM LUZATI 7 PETRIT KORUMI 8 ARETI RAMALIU 9 KRESHNIK GERBI 10 SELAMI KOçI 11 DEDE DODA 12 VASILLAQ KRATE 13 SHKELQIM BUKRI 14 AGRON SULI 15 FADIL HYSA 16 AURORA KURTALIAJ 17 FATOS TERKUçI 18 ARBEN CANE 19 FLAMUR KALEMI 20 GANIE MUçAJ 21 ARBEN OSMANI 22 SABRI MEMAJDINI 23 GAZMENT METANI 24 ALI DUKA 25 PETRIT TABAKU 26 PAJTIM AGA 27 BUJAR FISHTA 28 ARJAN MERKURI 29 ABEDIN RUSTEMI 30 KRISTAQ çIBUKU 31 EDMOND SHAMETAJ 32 KASTRIOT BEJKOLLARI 33 HASAN LIKA 34 BARDHYL DINE 35 SOKOL LILO 36 AISHE LIKA 37 LULEZIM MULHAXHIA 38 ELMAZ TUçAJ 39 MINIR MULHAXHIA 40 SKENDER DOçI 41 GANIMET çOLLAKU 42 LEONIDHA çUKO 43 KRISTAQ APOSTOLI 44 ALQI MAKO 45 FATIME ARAPI 46 JANI REXHA 47 ALBENS PUMO 48 LEONIDHE NDONI 49 STAVRI MITEZA 50 PRIAMO BOLLANO 51 JOSIF DJIMITRI 52 XHEVAT RUDI 53 MUSA SULAJ 54 TANUSH XHAFA 55 ARBEN MOLLA 56 ARTUR SINANI 57 BASHKIM SANXHAKU 58 LUAN SHEHU 59 GENTIAN DOMA 60 çLIRIM POJANI 61 EVZI ZEMZADJE 62 HAJDAR PERLEKA 63 EDMOND JORGJI 64 NEFSIKA NERANXI 65 MERI ELSHANI 66 JORGJI MAKO 67 ALEKSANDER LOLI 68 BURHAN KERçIçI 69 SULEJMAN DASHI 70 VASILIKA RISTI 71 HYRIJE DEDEJ 72 ARJAN PUSTINA 73 AISHE XHELAJ 74 ILIA QENDRO 75 ERNEST THOMOLLARI 76 ILIR TUPJA 77 EVRINOMI STEFA 78 JOSIF LITO 79 ELEFTERIA BIFSHA 80 SHPRESA RAVONIKU 81 ISA MARGJEKA 82 NIKOLLA KROQIDHI 83 PLATON XHELILI 84 FATMIR YZAJ 85 PETRAQ VITO 86 JORGJI DULI 87 PETRO GJINO 88 ARBEN HASANI 89 ZYDI STERMASI 90 SOKOL HASANLLARI 91 EDMOND MEMISHAJ 92 GEZIM FIFO 93 EMRUSH REçI 94 HALO NANAJ 95 XHEMAL XHAJA 96 ILIRJAN ZGURO 97 HARILLA KOLA 98 NAZMI VEIZAJ 99 STEFAN GONXHE 100 ALTER GEGOLLI 101 NEIM DYRMISHI 102 BASHKIM TOSKA 103 HEKURAN DELIAJ 104 ENGJELLUSH AVDULAJ 105 PETRIT ALIAJ 106 NAILE HYKA 107 SKENDER QELESHI 108 SAMI METALIAJ 109 ASLLAN HASANI 110 ALI ARAPI 111 REFET DACI 112 ZENEL MASKUTI 113 SKENDER BUZI 114 BESNIK MYRTAJ 115 FATOS NAçO 116 JOSIF PARAGONI 117 ALI TUçI 118 SHABAN DYBELI 119 VELI DERVISHI 120 VERA KOçI 121 LULEZIM LATO 122 TAHIR HYSO 123 PANAJOT TEGU 124 MUSTAFA ZAJMI 125 ADRIAN LAME 126 ILIR PALUSHI 127 ARSHIM FEJZA 128 ENVER REçA 129 KOSTA EFTIMIN 130 ISMET LAMI 131 GRAMOZ HAJNAJ 132 FILLORETA HAJNAJ 133 XHEVAT AJAZI 134 BASHKIM MUçA 135 BUJAR HOXHA 136 BEHAR SOFIA 137 JANI HAXHILLARI 138 DOLOREZE SARAçI 139 MUHARREM SHPENDI 140 BASHKIM TAFAJ 141 ENVER METALLARI 142 PETRAQ KARAQI 143 LEO DRAçI 144 EGLANTINA HOXHA 145 ALFRED KORRA 146 KUDRET BUZALI 147 MEHMET KANINA 148 JEMIN DHEMBI 149 NEXHMIE BITRI 150 ARJAN ALIJA 151 BAJRAM QALUFKU 152 LULZIM TAHIRI 153 ZEGJINE KADEMI 154 RESHIT HOXHA 155 SKENDER SEJATI 156 REXHEP GEGA 157 BEKIM LILAJ 158 FOTO GJEçI 159 FATMIR TAIPI 160 HATIXHE HYSENI 161 ARTAN GUXHOLLI 162 JORGAQ KONOMI 163 NJAZI LAZE 164 SABIRE SHKURTI 165 SOKOL POJANA 166 HIQMET ZHUPA 167 ARBEN BALA 168 REBI TUFA 169 ALI SULA 170 ARTUR KALLEMBI 171 SHKELQIM HASMUçA 172 SHYQYRI SHEHU 173 ALBERT BRAKOLLARI 174 SOTIR BROKA 175 SPIRO çULE 176 STEM DERVISHI 177 AHMET BENDO 178 KUDRETE BESHIRI 179 TEUTA QAZIMI 180 REXHEP GJESTIKA 181 PETRO MIHALI 182 DILAVER SELIMI 183 BARDHY LXHAKO 184 KIçO DEDE 185 FATMIR HOXHA 186 BLEDAR GRAMO 187 GEZIM SHAKAJ 188 FOTO LATI 189 ILIR ABEDINAJ 190 VASIL JAKOVI 191 HAKI BIDO 192 ASIM HOXHA 193 FILIP KERKA 194 ABAZ MARA 195 LONI KOLECI 196 ALBERT RISTANI 197 VLADIMIR MILIKA 198 KUJTIM KAZAZI 199 VALBONA SHEHI 200 XHEMAL ISAKU 201 FATMIR MINGA 202 GLIGOR KRISAFI 203 SADIJE SHLLAKU 204 SOKOL NEBIU 205 PIRRO PULI 206 MUSTAFA ARAPI 207 PREK STAKAJ 208 JORGJI TAçI 209 ERMAL PUSHANI 210 PAVLINA KOçU 211 REFAT MEZINI 212 HASAN VATA 213 SULEJMAN DUKA 214 SHEFKI TROKSI 215 ALIOSHA SPAHI 216 SOTIR NAKO 217 VIRGJIL BUDA 218 KAJTAZ NIKOLLA 219 AMALIA VERLI 220 ARTAN NIKOLLA 221 BLEDAR TAMJA 222 ARTAN CUCI 223 RILANDA DHAMO 224 SOKOL SHUPO 225 MAHMUD HASIBRA 226 ILIR LOSHA 227 NIKOLETA SHARKO 228 AFERDITA ZAJMI 229 XHAVIT DEMA 230 ASTRIT BOLLGURI 231 NEXHIP LIKU 232 ODISE GJERMIZI 233 BUJAR CANI 234 THOMA KOSTA 235 VIGJILENT XHAFERAJ 236 ARTUR LEVENISHTI 237 MIMOZA THOMAI 238 EDMOND VODICA 239 FATMIR BUKRI 240 KASTRIOT FERHATI 241 GJYLE SARAçI 242 GENC MISHA 243 GEZIM RUçAJ 244 NEBI DURO 245 JORGO PRIFTI 246 SOTIRA NIKAJ 247 XHEMAL MYFTARI 248 FREDI XHAFERAJ 249 FASLLI KORITA 250 EDMOND SALAJ 251 SELIM çAçAJ 252 ILIR SPAHIU 253 QAZIM LILAJ 254 MIRANDA BRAJA 255 FORCIM SOFTA