Kidman kërkon nga mediat ta lënë të qetë
Nicole Kidman dhe burri i saj, Keith Urban, kanë kërkuar nga mediat australiane që ta lënë të qetë familjen e tyre gjatë vizitës në Australi. Muajin e kaluar Kidman lindi fëmijën e parë të çiftit, Sunday Rose, në Tenesse, ndërsa para dy ditësh ata janë kthyer në qytetin e Kidman, Sydney, për t’i treguar foshnjën familjes dhe miqve të aktores. “Keith dhe unë po u bëjmë thirrje gazetarëve që të na japin një hapësirë që të mund të shëtisim nëpër Sydney dhe t’ia tregojmë foshnjës sonë qytetin. Është një kërkesë shumë e vogël nga ana jonë. Ajo nuk është një objekt fotografimi apo një kukull, është një foshnje”,- ka thënë Kidman.
Lisa Marie Prestley do të lindë binjakë
Këngëtarja Lisa Marie Presley, ka konfirmuar se ajo është shtatzënë dhe pret të lindë binjakë. Vajza e mbretit të rock&roll-it, Elvis Presley, e ka bërë publik këtë lajm pas spekulimeve të vazhdueshme për shtim në peshë. “Ajo vërtet dëshironte që ta mbante sekret për një kohë më të gjatë këtë lajm dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për një femër deri në momentin kur ta kuptojë se çfarë do të lindë. Më pas ajo mund ta bënte gjithçka publike”,- ka thënë nëna e saj, Priscilla.
Konfirmimin për shtatzëninë e Lisa Marie e ka bërë zëdhënësja, Cindy Guagenti, duke njoftuar vetëm se klientja e saj do të lindë binjakë dhe nuk ka shtuar asgjë më shumë.
8 Gusht 2008