Parlamenti i heq imunitetin Dritan Priftit

Përmes një votimi te fshehte, me 119 vota pro dhe 3 kundër, parlamenti i ka hequr imunitetin deputetit Dritan Prifti. Ish-ministri i Ekonomisë nuk ka qene i pranishëm ne seance, por përmes një letre dorëzuar Kuvendit ka deklaruar se është i hapur për heqjen e imunitetit dhe nisjen e hetimit ndaj tij. Me pas debati ne seancën plenare është përqendruar ne draftin e mazhorances për lënien vullnetarisht te imunitetit dhe ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit. Një nga ndryshimet e propozuara nga shumica ne rregulloren e parlamentit është edhe pezullimi për tre jave i deputetit qe qëndron me shume se tre minuta ne foltore duke e bllokuar atë. Sipas deputeteve, te PS, ky amendim synon ti kufizoje te drejtën e fjalës opozitës.
Shpërndaje