Topalli akuza Topit e Rames

Një seancë homazh, e mbajtur posaçërisht 60 vjet pas ditës kur 22 intelektualë që kundërshtuan diktaturën u pushkatuan pa gjyq, është shfrytëzuar nga kryeparlamentarja Topalli për të akuzuar presidentin Bamir Topi. ?E turpshme qe emrat qe kane gjykuar këta persona, sillen ne parlament me dekrete nga presidenti për tu votuar,? eshte shprehur Topalli. Gjithashtu kryeparlamentarja, e vetmja që kishte të drejtën e fjalës në këtë pjesë të parë të zhvillimeve të Kuvendit, ka rikthyer dhe akuzat për bijtë e bllokmenëve. Ndërsa folësit e tjerë në këtë seancë 30 minutëshe, kryesisht familjarë të viktimave, ia kushtuan minutat e tyre historisë së intelektualëve të pushkatuar në shkurt të vitit 1951.
Shpërndaje