E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu ne Shkodër për kombësinë

Pas 2 mije qytetareve ne rajonin e jugut qe ndryshuan kombësinë duke u kthyer ne greke, edhe ne veri kane nisur kërkesat, kësaj radhe për kombësi serbo-malazeze. Gjate një takimi me gjyqtare dhe intelektuale te Shkodres, nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, apeloi për me shume ndërgjegje juridike dhe kombëtare ne lidhje me çështjen e ndryshimit te kombësisë. Spahiu theksoi se vetedeklarimi i kombësisë është rrezik për Shqipërinë, ndaj beri thirrje qe regjistrimi te mos behet mbi baza etnike dhe fetare. Me nisjen e kërkesave për ndryshim kombësie ne serbo-malazeze edhe Gjykata e Shkodres, njësoj si ajo e Sarandës, e cilëson ligjin për gjendjen civile antikushtetues dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizim te tij. Regjistrimi mbi baza etnike e fetare është kundërshtuar jo vetëm nga KLD, por edhe nga historiane e shoqata patriotike. Ne Fier, përfaqësues te bashkimit te shoqatave për identitet kombëtar kane dale ne proteste, duke i kërkuar qeverise, te anuloje regjistrimin mbi këto kritere.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›