E Diel, 1 Nëntor 2026

“Courrier International”: “TemA”, e vetmja që vazhdon të kritikojë hapur qeverinë

E përjavshmja franceze “Courrier International”, një botim i “Le Monde”, që përmbledh artikuj pikantë nga mbi 900 të përditshme të tjera, bën një sinopsis të gazetave prej dhe nga merr shpesh të dhënat. Në një analizë në rubrikën ‘Planeti i Shtypit’, ajo thekson se gazeta “TemA” është e vetmja që vazhdon të kritikojë hapur qeverinë. Sipas saj, “TemA” vazhdon të ruajë linjën e saj të transparencës. Më poshtë vijon teksti i kësaj gazete.

Gazeta “TemA”

“Kjo gazetë e pavarur, e lindur në korrik 1999 dhe e botuar nga kompania ‘Media Enter’ drejtohet që nga krijimi i saj nga Mero Baze. Ekipi i saj, që mbajti një qëndrim të hapur kritik kundrejt qeverisë së asaj kohe, të përbërë nga një koalicion i majtë, vazhdon të ruajë linjën e saj të transparencës.

Në 2005, gazeta ndryshon pronar, por jo drejtimin e saj. Me ardhjen e të djathtës në pushtet, gazeta “TemA” ishte e vetmja gazetë që vazhdon të kritikojë hapur qeverinë. Ajo ishte e para që hodhi dritë mbi çështjet e mëdha të korrupsionit brenda qeverisë demokrate. Kjo i ka kushtuar kohët e fundit sulme të ashpra nga gazeta zyrtare e Partisë Demokratike.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›