E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis debati për Palestinën

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 16:00

Diplomatët janë takuar në New York, në kuadër të përpjekjeve për të shmangur konfrontimet ndërkombëtare për kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se diplomatët amerikanë janë “jashtëzakonisht të angazhuar” në diplomacinë me Izraelin, palestinezët dhe përfaqësuesit e qeverive që kanë arritur në Neë York, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zyrtarët njoftuan që Clinton të jetë takuar me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, për të diskutuar mbi deklaratën të cilën katërshja për bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme-Bashkimi Evropian, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, do të mund ta lëshonte pas takimeve.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, raportohet se do të jetë i gatshëm që të premten t’ia dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme kërkesën formale për anëtarësim të plotë në OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›