E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia vazhdon bisedat për krizën

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 15:00

Zyrtarët grekë pritet të zhvillojnë bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, për të vlerësuar se a i ka përmbushur Athina zyrtare kriteret për të marrë një paketë të dytë ndihmëse financiare nga këta mekanizma.

Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, mbajti një konferencë telefonike me zyrtarët e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, për të diskutuar hapat e Greqisë drejt zbatimit të masave të ashpra financiare, me qëllim të shmangies së falimentimit.

Në një deklaratë të lëshuar pas konferencës, ministria e Financave e cilësoi takimin “produktiv dhe të pavarur”, ndërsa njoftoi se takimet e tjera ndërmjet ekspertëve të këtyre mekanizmave do të mbahen në Athinë.

Greqia po përpiqet të bind huadhënësit e saj se ka kontrolluar shpenzimet dhe se ka përmbushur kriteret për marrjen e një pakete ndihmëse prej rreth tetë miliardë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›