E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe “piratët” në parlamentin e Berlinit

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 15:00

Befasia më e madhe e zgjedhjeve për parlamentin lokal të Berlinit ka qenë suksesi i Partisë së Piratëve.

Ajo ka shënuar një rezultat spektakolar, pasi tuboi 8.9 për qind të votave.

Sipas të dhënave të para, mësohet se ata kanë marrë 120 mijë vota. Partia e Piratëve, e themeluar vjet sipas modelit të Partisë së Piratëve në Suedi, mund të quhet edhe partia e internetit.

Piratët angazhohen për lirinë në internet, mundësisë për të ndarë gjithçka që ka ueb-i.

Mbështetja që i kanë dhënë Piratët Wikileaks është një tregues i qartë se çfarë kërkojnë ata.

Rezultati i saj ka ngjallur shumë debate në Gjermani. Ç’po ndodh me rininë, pyesin mediat.

Sipas Spiegel, kjo tregoi se rinia nuk është e interesuar për politikën, por për teknologjinë.

“Vendi i inxhinierëve e ka humbur betejën me botën digjitale,” shkruan Spiegel. Gjermania nuk ka asnjë faqe interneti ndër 100 më të vizituarat në botë.

Ka vetëm një prodhues software-sh me rëndësi në botë. Nuk ka asnjë prodhues celularësh apo kompjuterësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›