Arkitektura, cfare duhet te mesoni
Pranimi ne degen e Arkitektures, pjese e Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit do te behet me konkurs. Ai do te ndahet ne tre pjese, duke tentuar keshtu testimin objektiv te maturanteve ne tre drejtime kryesore. Ne fakt, nje menyre e tille pranimi ne kete dege pritet te vleje per vitin akademik 2009-2010, pasi me pas, pritet te huazohet modeli francez i pranimeve. Behet fjale qe te gjithe kandidateve t'u jepet shansi te futen ne kete dege, dhe skualifikimet te ndodhin gjate vitit te pare akademik. Sipas burimeve nga Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit, pjese i te cilit eshte edhe Arkitektura, testimi i kandidateve do te ndahet ne tre dite, kohe gjate se ciles do te provohen njohurite e marra nga arsimi i mesem, ato esencialet si dhe do te kryhet edhe puna suplementare qe permban nje pune individuale te vizatimit teknik apo objekteve ne natyre. Ne diten e pare te konkursit kandidateve do t'u kerkohet vizatimi i nje objekti arkitektonik. Ky proces parashikohet te zgjase rreth 4 ore, ndersa vleresimi maksimal, eshte sa 25 per qind te vleresimit total. Ndersa seanca e dyte, ku kandidatet do te testuan mbi njohurite ne vizatimin teknik, do te zgjase gjithashtu 4 ore. Vleresimi do te jete 20 pike, ose 20 per qind e vleresimit total. Ndersa gjate seances se trete dhe te fundit, kandidatet per arkitekte do te testohen mbi njohurite e tyre ne kompozimin arkitektonik. Vleresimi maksimal per te eshte 20 pike dhe perfshin 20 per qind te vleresimit total. Gjate viteve te kaluara, kandidateve per degen e Arkitektures u ka kushtuar shume deshira per t'u bere pjese e saj. Pervec shqetesimit qe mund te mos fitojne, ata kane marre persiper edhe shpenzime te tjera. Secila prej seancave te konkursit u ka kushtuar atyre nga 1500 leke, pra 4500 leke gjithsej. Pask kohe me pare, dekani i Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Andrea Maliqari.ngriti shqetesimin se studentet qe mbarojne 3-vjecarin e Arkitektures dalin thjesht projektues dhe jo arkitekte apo inxhiniere te mirefillte. Ligji per Arsimin e Larte parashikon qe sistemi te kaloje 3+2. por, tre vjet jane shume pak per t'u bere arkitekt. Per kete, Maliqari eshte shprehur se duhet sistemuar numri i viteve te studimit ne degen e Arkitektures, ne menyre qe studentet te marrin nje diplome te plote dhe eficente.
Perplasja per vizatimin
Gjate konkurseve te viteve te kaluara, shume kandidate jane shqetesuar per seancen e pare te konkursit te pranimit, vizatimin me dore te lire. "Kemi marre vesh qe tani kerkohet edhe interieri i nje objekti, ndersa ne kemi nje vit qe punojme vetem per eksterierin", jane shprehur kandidatet, ndersa stafi drejtues i Fakultetit te Inxhinierise ka sqaruar se nuk do te pyetet gje jashte programit qe ata kane mesuar.
Lendet qe ju favorizojne
Maturantet qe duan te konkurrojne ne Arkitekture duhet te japin si provim lendet me zgjedhje qe kane koeficientin me te larte, ne menyre qe te kene me shume shanse per te fituar. Behet fjale per lendet natyrore si: Matematike, Fizike dhe Kimi si dhe per gjuhen e huaj te Anglishtes. Nese ata kane kryer studimet e mesme ne shkolle me profil te pergjithshem apo ekonomik, shanset jane akoma me te medha per ta.