E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, kurse per 50 gra dhe vajza ne nevoje

"Duke Kultivuar Prosperitet" eshte iniciativa sociale me e re e Bashkise se Tiranes, ne ndihme te grave dhe vajzave ne nevoje. Kjo nisme eshte pjese e programeve sociale per kategorite ne risk dhe ka per qellim fuqizimin e gruas, si faktori me i rendesishem ne edukimin e familjes dhe zhvillimin e shoqerise. Ne fokus te kesaj iniciative jane grate ne pamundesi ekonomike dhe veshtiresi sociale per te permbushur aspiratat e tyre dhe per t'u aftesuar profesionalisht me qellim integrimin e tyre ne tregun e punes dhe rritjen e shanseve ne punesim. Bashkia e Tiranes, me mbeshtetjen e disa Fondacioneve ofroi 50 bursa studimi per kualifikim profesional falas (kurse sekretari - kompjuter, kujdestari femijesh, rrobaqepesi, kurse kuzhine etj) per 50 gra ne pamundesi ekonomike, duke ndikuar direkt ne rritjen profesionale te tyre. Keshtu, 50 gra e vajza do te mund te perfitojne nga kurset e edukimit profesional, te cilat jane me zgjedhjen e tyre te lire dhe do te mund me shpejtesi te integrohen ne tregun e punes. Kryebashkiaku Rama falenderoi te pranishmit per mbeshtetjen qe i dhane kesaj nisme, si nje kontribut i rendesishem ne nxitjen e arsimit profesional e si rrjedhim ne zbutjen e papunesise ne vend. "Jam i lumtur qe ne mund te ofrojme nje mundesi reale per nje numer te konsiderueshem grash dhe vajzash, qe sot jane ne kushte te veshtira dhe jane te papuna", tha Rama. Ai tha se me kete iniciative po hidhet nje hap shume i rendesishem, sepse po jepet nje shembull se si 50 gra dhe vajza, duke perfituar nga kurset e edukimit profesional, te cilat jane me zgjedhjen e tyre te lire, do te mund me shpejtesi te integrohen, duke mos qendruar ne shtepi te papuna dhe te pashpresa. "Duke Kultivuar Prosperitet" vjen ne vazhdim te programeve per zhvillimin e shtresave te grave te riskuara nga mungesa e informacionit, pamundesite ekonomike, problemet sociale qe ato perballen cdo dite dhe ka per qellim nxitjen e iniciativave publike dhe private per te ofruar edukim profesional, mbeshtetje sociale dhe sherbime keshillimi per te gjitha kategorite shoqerore ne risk.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›