E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Delijorgji, me politikane opozitare"

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi diten e djeshme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan, se nga te dhenat qe ai disponon, Delijorgji ka folur diten dhe naten qe ka ndodhur tragjedia me njerez te opozites dhe lider politike. "Kam te disponuar tabulatet telefonike te marra nga grupi hetimor i prokurorise, ku jane te gjithe njerezit qe ka folur Delijorgji, shume njerezit te opozites dhe lideret politik qe kane folur me te diten dhe naten, qe ka ndodhur aksidenti", ngriti akuzat ndaj opozitareve ish-ministri i Mbrojtjes. I pyetur, ne lidhje me njohjet e tij me Delijorgjin, ai deklaroi se nuk ka pasur asnje kontakt me te. "Kam deklaruar ne Keshillin e Sigurimit, ku ishin te pranishem Prokurorja e Pergjithshme, Kryeministri, Presidenti, se nese do te gjendej nje kontakt i vetem me Delijorgjin, atehere nuk kishte nevoje t'i vihej gishti dikujt tjeter, por pergjegjesine e hetimit e marr komplet une", solli ne vemendje lideri republikan. Per sa i perket ngjarjes se ndodhur, Mediu ben te ditur se kontaktin e pare e ka marre nga Ilir Gjoni dhe me pas ka mobilizuar strukturat e forcave te armatosura. Ai nenvizoi se Gerdeci ka qene nje strukture jashte forcave te armatosura dhe struktura te tilla jane me teper se 3 mije ne Shqiperi. "Kam firmosur nje urdher per te bere demontimet ne Gerdec, por kjo nuk lidhet me vendndodhjen gjeografike, une s'kam pasur asnje kontakt dhe as me njerezit te cilet benin demontimin", deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes mbi procesin e firmosjes se vendit te demontimit. Per sa i perket interesimit te gazetareve se nese ka pasur shkelje te standardeve, Mediu thekson se nuk eshte paraqitur asnje lloj shqetesimi mbi kete proces dhe se ka deklaraten e Sherbimit Informativ te Ushtrise, sherbime te gjithe komandave, te cilat nuk kane dhene shqetesimin minimal mbi ecurine e procesit. "Perfaqesuesit ushtarak qe bene ne Gerdec, deklaruan se kushtet ishin shume te mira", beri te ditur lideri republikan. Mbi ceshtjen e perzgjedhjes se vendit te demontimit te armeve, ai tha se zgjedhja eshte e Ministrise se Mbrojtjes dhe sipas informacioneve qe kjo ministri ka, jane pare disa vende, ato qe ishin pare me negociues ushtarak. "Gerdeci nuk ka pasur shqetesimin legjitim te autoriteteve ushtarake, ka pasur vizite te atyre dhe ka pasur nje deklarim qe cdo gje ishte konform rregullave dhe standardeve, me teper se kaq nuk di gje", theksoi kryetari i PR. Per sa i perket marredhenieve me ish-ministrat e meparshem, ai nenvizoi se ka ruajtur raportet me korrekte dhe me institucionale dhe eshte perpjekur t'i pergjigjet me ligjshmeri cdo procesi. Mediu tha se ministri i cdo ministrie ka ne autoritetin e tij te jape ne autoritetin qe i takon 200 metra katror, cdo ambient siper kesaj jepet nga Ministria e Ekonomise kundrejt nje pagese. "Nuk e kam firmosur une kontraten e qerase, ajo eshte firmosur nga komanda e forces se bashkuar", sqaroi ish-ministri i Mbrojtjes dhenien me qera ate ambienteve te perdorura per demontim ne Gerdec. Per sa i perket akuzes per transportin, ai solli ne vemendje se per sa i perket buxhetit, ministri ka vetem 3 milione te vjetra qe t'i zhvendose nga nje ze ne nje tjeter, ndersa per me shume miratohen nga Kuvendi. "Ligji shqiptar thote qe duhet te paguaje dhe nese nuk ka paguar atehere ka detyrime ndaj shtetit, kjo eshte nje gje e thjeshte", cilesoi kreu i PR. Ndersa ne lidhje me takimin me femijet e Kryeministri, ai tha se "e kam takuar Shkelzen Berishen, sepse eshte djali i kryeministrit. Une nuk kam folur asnjehere per kete ceshtje. Une kam vetem raportin tim institucional mbi kete ceshtje".

"Pergjegjesite i mora, tani ne fushate"

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se pergjegjesite e tij politike i more dhe se tani do te kryesoje fushaten politike te partise qe vete ai drejton. "Pergjegjesite e mia per ate qe ndodhi une i more, ne pergjegjesine time politike dhe morale eshte qe ndodhi nje tragjedi qe ishte dita ime me e zeze. Nuk kam pasur asnje marredhenie dhe asnje natyre te Delijorgjit dhe nuk kam pasur asnje dijeni deri me daten 15 mars kur ndodhi edhe tragjedia", tha Mediu, duke mohuar te gjithe akuzat ndaj tij. Per sa i perket kandidimit te tij si deputet i ardhshem i parlamentit te Shqiperise, ai tha se do te kandidoje dhe ka treguar se ka marre persiper pergjegjesite e tij politike. "Une kam marre mirekuptimin e kolegeve te mi per kryesimin e fushates se Partise Republikane. Se ku do te kandidoj une akoma s'e kam vendosur nje gje te tille", theksoi lideri republikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›