E Diel, 1 Nëntor 2026

“Crans Montana”, sërish në Tiranë, Berisha: Në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës, zhvilluam zgjedhjet më të lira në histori

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot hapjen e edicionit të ri të forumit ekonomik të “Crans Montanës”, duke siguruar se qeveria shqiptare është zotuar të mbështesë investimet e huaja në Shqipëri. Berisha tha se vendi ka një klimë mjaft pozitive për biznesin dhe nisur nga kjo po përjeton një ecuri pozitive zhvillimi ekonomik, pavarësisht vështirësive sipasojë e krizës financiare botërore. “Forumi i Crans Montana-s tashmë është bërë një traditë e përvitshme në Shqipëri. Ky forum i ka siguruar vendit tim një mbështetje shumë të rëndësishme, duke inkurajuar investitorët nga e gjithë Europa të konsiderojnë, të sjellin projektet e tyre në vendin tim. “Pavarësisht shqetësimeve serioze që ekzistojnë sot në zonën euro, ekonomia jonë përfundimisht është një ekonomi e eurizuar, nuk jemi në zonën euro por jemi të eurizuar. Stabiliteti ynë makroekonomik u mbajt mirë, monedha jonë rezistoi më mirë se çdo monedhë tjetër në rajon. Shqipëria nuk është një vend i madh, por është një vend me potenciale të mëdha”, u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit, në fjalën e tij iu referua edhe zgjedhjeve parlamentare, të cilat u zhvilluan vitin e kaluar. Kryeministri, tha realizimi i atij procesi ndër më modernët në historinë politike të Shqipërisë dhe një pjesë të vendeve të Evropës, i hapi rrugë dorëzimit të Pyetësorit të Shqipërisë në BE dhe njëherazi pritet të reflektojë në liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat. “Zgjedhjet u fotografuan në mënyrë elektronike dhe i hapën rrugë dorëzimit të pyetësorit për në Bashkimin Europian. Ato nuk u manipuluan. Në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës”, u shpreh më tej, kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›