E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia e viktimizmit edvinian

Një nga konceptet psikologjike më interesante është ekzistenca e dramës së kontrollit. Për të mbijetuar në një ferr personal dhe ndoshta për t’u hakmarrë ndaj dikujt (jo domosdoshmërisht për atë që e ka bërë të vuajë), të gjithë ne zhvillojmë strategji psikologjike “luftarake”. Përgjithësisht deri tani janë zbuluar katër drama të kontrollit: e para, roli i frikës; e dyta roli i inkuizicionit; e treta qëndrimi i ndrojtur; dhe i katërti, roli i viktimistit. Në detaje këto sjellje përfaqësohen në njerëz të ndryshëm, për shembull në rastin e “frikësimit” të dikujt, kemi sjellje me bërtitje arrogante, kërcënime e kallëzime, duke ngritur duart histerike; kurse personifikimi i inkuizitorit është tip i personit inteligjent, që ka tendencë t’i nxjerrë në pah të tjerët si budallenj, idiotë, injorantë duke i sugjestionuar me mijëra pyetje. Fitorja e tij vjen në momentin kur demonstron se ka të drejtë duke i bërë të tjerët, asgjë. Për t’iu afruar sa më shumë profilit të atij që shkojmë duke analizuar, gjendemi tek viktimizmi, tek personi klasik që bëhet katërqind copash për të drejtuar dhe ndihmuar të tjerët, dhe nëse kërkon një nder, bëhet copash derisa ta përmbushë, bile promovohen edhe si vullnetarë...por sapo rrethohet dhe loja bëhet e fortë, e egër...viktimisti qahet pastaj përditë: të gjithë janë kundër tij, dhe është detyrë e tij të mbajë peshë hallet e botës. Strategjia e viktimistit është të bëjë me faj indirekt njerëzit e tjerë. është një avitje shumë auto-destruktive.
Kush i ka ndjekur me imtësi lëvizjet politike, mimike, simbolike dhe metaforike të liderit të opozitës socialiste Edi Kristaq Rama, do të shikonte kohët e fundit, pas protestës së 30 prillit një luk të ri mediatik të tij. Në daljet e tij për shtyp e sheh që flet me ton aq të ulët sa harron se ky ishte ai i megafonëve plot bashkëtingëllore dhe buçitjes “O doktoooooor! Mirëpo gjithçka e ka një kuptim sepse është strategji paraqitja e vetes si të konsumuar, të raskapitur, të lodhur, të urtë e të butë, me fjalë të zgjedhura harmonike dhe melodi sirenash simfonike për të kuptuar se diku gjendet një bajloz i pagdhendur që mban peng vashën e Pushtetit në Kuti. Gjithashtu ky “low profile” i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse transformimi permantent i një njeriu pa ekuilibër emocional, pa epiqendër karakteriale. Duke qenë një analfabet emocional, pa vlera karakteriale të konsoliduara natyrisht që është më e thjeshtë të shndërrohesh me maskën e radhës.
Sidoqoftë Edi Rama ka nisur të implementojë një opozitë të pashembullt më parë në historinë politike të këtij vendi, një opozitë të ashpër shurdhuese, nihiliste, që provokon skena mbijetese përballë pushtetit dhe që kërkon të mbështetet tek viktimizimi. E gjitha kjo sepse viktimizmi është arti që të kërkosh në fillim mëshirë, e më pas pushtet, nëpërmjet komprometimit të pozicionit të kundërshtarit politik. Nëpërmjet grevës kërkon ta fusë maxhorancën në një kënete pa dalje, në një xhungël ku konsumohet vetëm “character assassination”, një lloj asgjësimi virtual me politikanë të caktuar, duke i shpëtuar kështu konfrontimit të ideve e programeve qeverisëse. Duke u paraqitur si viktimë - sepse patjetër diku ka një persekutor - nënkuptohet që lideri i maxhorancës klasifikohet si persekutori i minorancës. Sepse viktimizimi i Ramës, me atë aradhë kompleksesh që e ngërthen, është i brendshëm dhe artikulohet në mënyrë të sofistikuar ndër medie, si një deviacion psikologjik që kërkon praninë e gjithmonshme në mes të skenës politike, për t’u klasifikuar në ekzibicionizëm. Në publik, viktimizimi përdoret për të përftuar favore, pazare apo gjëra të tjera. Në sferën private, njerëzit janë më hipokritë dhe e bëjnë viktimën për të shpëtuar nga situatat e përgjegjësitë. është ligji i transformimit: “Në çdo rast mund të kalohet nga gjendja e viktimës në rolin e xhelatit dhe e anasjellta”.
Dhe cili më shpesh se Edi Rama arrin të shndërrohet sa hap e mbyll sytë,

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›