E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vendos bojkotim përfundimtar - tregon se asnjëherë s’i ka marrë në konsideratë rekomandimet e ndërkombëtarëve

Përshkallëzimi ditor i Edvinit ka emrin e bojkotit. Pasi u përpoq t’u hidhte hi syve ndërkombëtarëve, me përpjekjen për të dhënë mesazhin se bojkoti ishte thyer dhe deputetët socialistë ishin kthyer në parlament, sot e vërteta ka dalë sërish mbi ujë dhe është ajo se Edvini asnjëherë s’e ka thyer bojkotin. “Grupit parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të marrë pjesë në seancat e kuvendit të Shqipërisë duke nisur nga ajo e dites se sotme deri ne momentin kur kerkesat e tyre do te marrin një përgjigje konkrete dhe pozitive nga ana e kryeministrit Berisha”. Kështu thuhet në një deklaratë të shkurtër të zëdhënësit të Grupit Parlamentar Socialist, duke deklaruar kështu edhe kthimin e krizës tek pika e nisjes, tek vendimi i Ramës për të mos e njohur humbjen e 28 qershorit dhe as mazhorancën që doli nga ai proces zgjedhor.


"Rama të mendojë për fëmijët e grave që ka marrë peng në grevën e tij personale"


Deklarata e plotë e deputetes së PD, Lediana Aliolli


I drejtohem sot Kryetarit Socialist, Rama, me dhimbje prej nënë.


Si nënë e dy fëmijëve, nuk mund ta kuptoj sesi nënat mund të vënë urdhrin e Kryetarit para fëmijës. Zoti Rama, me zemër nëne të drejtohem sot në emër të shumë nënave që më thonë se duhet të bëjmë diçka që kryetari i pashpirt t’i nxjerrë nga greva e urisë ato nëna fëmijësh. A ke shpirt ti Zoti Rama, a ke zemër? A e di ti zoti Rama se sa fort dhemb në shpirt zëri i dridhur i vogëlushëve.


Zoti Rama, me zemër nëne, të them sot se për një nënë, fëmija është i pari. Një foshnje nuk kupton se çfarë është “kutia”, Zoti Rama. Kutia e vetme që ai dëshiron është prehëri dhe gjiri i nënës së tij. Mos ua shkul nga gjiri fëmijëve nënat, për ti futur në grevë urie. Mos u shkul nga krahët nënave dritën e syrit, fëmijët. Mos ua prish gjumin e embël fëmijëve me ëndrra tmerri për nënat e tyre.


Vetëm një katil mund ta bëjë këtë.


Zoti Rama çliroji nënat nga burgu ku i ke futur dhe lejoji të rrinë me të vegjëlit e tyre.


është dëshpëruese, është mizore, është e pafalshme kjo që po bën zoti Rama. Për gjithçka, ti je përgjegjësi!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›