E Diel, 1 Nëntor 2026

Credins Bank, 10 milionë USD fitime në 8 muaj

TIRANE- Credins Bank rezulton me një fitim prej 10 milionë USD për periudhën Janar-Gusht 2011, sipas vlerësimit të standardeve ndërkombëtare IFRS.

Rezultati shumë pozitiv konfirmon trendin rritës progresiv edhe për 8-mujorin e këtij viti, falë punës profesionale të kryer nga degët e shumta në vend dhe stafit menaxhues të Credins Bank. Edhe për vitin 2010, Credins Bank raportoi rritje të fitimit me më shumë se 100%, rritje të vlerës së aseteve me 42% dhe të portofolit të kredisë me 35%.

Fitimi prej 10 milionë dollarë flet qartë për forcën e biznesit shqiptar, ku bën pjesë edhe Credins Bank, një nga 5 bankat më të mëdha në vend, dhe e vlerësuar tanimë si banka me shërbimin më të mirë në sistemin bankar vendas. Edhe një vit më parë, Credins Bank ishte e para në Shqipëri që merrte vlerësimin e forcës financiare nga një prej agjencive ndërkombëtare më të mëdha, Moody’s. Sipas z.Petr Vins, drejtor i Moody’s për Europën Qendrore, vlerësimi është mjaft i mirë për Credins Bank, që konsiderohet me tregues financiarë të sigurt.

Aksionerët e Credins Bank janë përfaqësues të disa prej bizneseve më të suksesshme, të krijuar dhe konsoliduar gjatë viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Prej Janarit 2008, aksionerë të Credins Bank janë edhe SECO (State Secretariat for Economic Affairs - që përfaqësohet përmes Swiss Investment Fund for Emerging Markets) dhe BFSE Holding B.V-Holandë (Balkan Financial Sector Equity), i përfaqësuar nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE). Këta aksionerë zotërojnë 25.34% të aksioneve të Credins Bank.
(s.g/scan/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›