E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e kambistit në Fier, “burg pa afat” për autorin

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për autorin e vrasjes së kambistit 4 ditë më parë në qendër të qytetit.
 

Trupi gjykues ka lënë në burg shtetasin Dilaver Adushaj i cili akuzohet për vrasjen e kambistit 50-vjeçar Ethem Spahia.
 

Në sallën e gjyqit autori nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djelë në qendër të qytetit të Fierit ku 25-vjeçari Adushaj ka qëlluar me thikë kambistin duke e lënë atë të vdekur në vend ndërsa më pas ka kërcënuar se do të vriste veten.
 

Policia e Fierit pas shumë bisedimesh arriti ta bindë 25-vjeçarin të dorëzohej duke e arrestuar atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›