E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crespo vazhdon në Parma

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 19:16

Sulmuesi veteran, Hernan Crespo ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Parmën, ka njoftuar klubi nga Serie A.

35-vjeçar ish-reprezentues argjentinas, i cili u kthye për aventurën e tij të dytë në Parma në janar 2010, tani është i lidhur me klubin Gialloblu deri në fund të sezonit 2011/2012.

“Jam i lumtur që do të jem në Parma edhe për një vit tjetër”, tha Crespo për uebfaqen zyrtare të klubit. Në aventurën e tij të parë me Parmën, Crespo ishte anëtar i skuadrës mes viteve 1996 dhe 2000.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›