Reali nuk e ‘tepron’ për Coentraon

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 19:16
Real Madridi refuzon të paguajë çmim të lartë për mbrojtësin e majtë të Benficës, Fabio Coentrao.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle, Marca, dy klubet kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për vlerën e Coentraos.
Benfica kërkon 30 milionë euro por do të konsiderojë edhe një ofertë në vlerë prej 25 milionë eurosh dhe një futbollist.
Por, gjiganti madrilen thuhet se refuzon të ofrojë më tepër se 15 milionë euro për Coentraon, i cili ka kontratë me Benficën deri në vitin 2016.