E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo: Jam me i miri ne bote

Ne prag te miqesores Portugali-Brazil, per te cilen lojtari luzitan po pergatitet, ai nuk ka harruar te kujtoje edhe nje here se meriton te nderohet me cmimin “Topi i Arte 2008”.

Cristiano Ronaldo vazhdon te reklamoje veten si lojtari me i mire ne bote. Ne prag te miqesores Portugali-Brazil, per te cilen lojtari luzitan po pergatitet, ai nuk ka harruar te kujtoje edhe nje here se meriton te nderohet me cmimin “Topi i Arte 2008”.

“Jam i pari, i dyti dhe lojtari i trete me i mire ne bote”, eshte shprehur Cristiano Ronaldo ne nje interviste dhene per te perditshmen braziliane, “O Estado de Sao Paulo”. Sulmuesi i Manchester United nuk tregohet aspak modest kur ne vijim te intervistes shton: “Kam bere gjithcka qe ishte e nevojshme ne kete vit. Ne te ardhmen dua te bej me shume per te fituar gjithcka mundem”.

Pak jave me pare, por edhe here te tjera, Ronaldo ka theksuar shpesh here se eshte ai duhet ta fitoje cmimin prestigjoz te “France Football”. Ceremonia e dorezimit te trofeut qe aktualisht mbahet nga braziliani Kaka, do te zhvillohet ne fillim te muajit dhjetor ne Paris. 



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›