Historia e tre fitoreve me Azerbajxhanin Trajneri holandez Ari Han është tekniku i katërt që drejton Shqipërinë në një ndeshje kundër Azerbajxhanit, pas shqiptarëve Medin Zhega e Sulejman Demollarit, si dhe gjermanit Hans Peter Brigel

Trajneri holandez Ari Han është tekniku i katërt që drejton Shqipërinë në një ndeshje kundër Azerbajxhanit, pas shqiptarëve Medin Zhega e Sulejman Demollarit, si dhe gjermanit Hans Peter Brigel. Ja dhe detajet e tre fitoreve me Azerbajxhanin.
2000: 1-0
Takimi i parë historik midis dy vendeve, ai i 8 shkurtit të vitit 2000, ka qenë një ndeshje miqësore, por e luajtur në Valeta të Maltës, në kuadër të Turneut "Kupa Rothmans", ku përveç Shqipërisë e Azerbajxhanit, morën pjesë edhe Malta e Andora.Shqipëria, e drejtuar nga Medin Zhega e fitoi atë takim me rezultatin 1-0 të zhvilluar në "Ta'Qali". Golin e vetëm të takimit e shënoi Edvin Murati në minutën e 37-të. Në këtë turne, Shqipëria ka fituar trofeun e dytë ndërkombëtar, pas atij në Kampionatin Ballkanik të vitit 1946.
2002: 1-0
Në përballjen e dytë, më 27 mars 2002, Shqipëria e drejtuar nga Sulejman Demollari fitoi me të njëjtin rezultat 1-0, falë golit të Igli Tares në minutën e 39-të. Në atë takim janë aktivizuar edhe Arjan Beqaj, Altin Lala, Ervin Bulku, Klodian Duro dhe Erjon Bogdani, të cilët ende luajnë për fanellën kuqezi.
2005: 2-1
Takimi i tretë daton, më 17.08.2005 dhe sërish Shqipëria e drejtuara nga gjermani Hans Peter Brigel ka dalë fituese nga skuadrës azere: 2-1. Azeri Takishzahda shënoi në minutën e 2-të për miqtë, ndërsa për Shqipërinë realizuan Alban Bushi në minutën e 28-të (goli i 13 i tij me fanellën e Shqipërisë) e Lorik Cana në të 72' (goli i parë i tij me kuqezinjtë). Nga lojtarët e tjerë që ka në dispozicion Hani ka luajtur në atë takim Hidi e Kapllani.
STATISTIKAT ME AZERBAJXHANIN
08.02.2000
Shqipëri - Azerbajxhan 1-0
Shënues: Edvin Murati 37'
Trajner: Medin Zhega
27.03.2002
Shqipëri - Azerbajxhan 1-0
Shënues: Igli Tare 39'
Trajner: Sulejman Demollari
17.08.2005
Shqipëri - Azerbajxhan 2-1
Shënues:Bushi 28', Cana 72'/ Takishzahda 2'
Trajner: Hans Peter Brigel
19.11.2008
Azerbajxhan-Shqipëri
Sot, ora 17:00
Trajner: Ari Han
E Marte, 18 Nentor 2008