Cristiano Ronaldo me armë sekrete

www.albania-sport.com- Cristiano Ronaldo ka një armë sekrete që askush nuk e di, por që përmirëson dukshëm rendimentin e tij në fushë. Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak më këpucët e tij të reja, dhe as me një mbrojtëse goje të vërtetë, sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca”.
Ylli portugez nuk është pionieri i parë që e përdor atë, pasi më parë e ka përdorur Tiger Woods. Pajisja plastike vendoset brenda nofullave dhe lidhet në mënyrë perfekte me kafkën, trurin dhe gjoksin, duke shkaktuar rritjes e fuqisë së muskujve.
Mbrojtësja e gojës e “CR9” është në treg prej një viti dhe shitet rreth 100 euro. Në Spanjë, nuk është e zakonshme, por në Japoni, vendin ku është shpikur, Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Itali është shumë familjare dhe ndihmon në perfomancë më të mirë atletike të sportistit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili