E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo sfidon Usain Bolt

96 metra sprint në vetëm 10 sekonda. Përveç klasit të jashtëzakonshëm me topin dhe aftësive përpara portës, vrapimi galopant është pika e tij e fort.

Një kohë për t’u pasur zili kjo e Cristiano Ronaldos. Portugezi mund të krenohet se është ndër të paktët që mund të rivalizojë me njeriun më të shpejtë në botë, Usain Bolt.

Në 100 metra, xhamajkani regjistron kohën 9 sekonda e 58 të qindtat, duke vrapuar me shpejtësinë 34.4 km/h.

Në derbin me Atletico Madrid, Ronaldo arriti shpejtësinë 33.5 km/h dhe këtë jo në vijë të drejtë.

Edhe pse nuk do të fitonte përballë rekordmenit olimpik, ylli i Realit të Madridit mund të jetë krenar për aftësitë e tij atletike. Madje, nëse një ditë Bolt do të vendoste të niste karrierën si futbollist, Ronaldo mund ta zëvendësonte në garat e shpejtësisë.

Ky është një tjetër konfirmim i aftësive të portugezit. Për të gjithë ata që e kanë harruar, në vitin 2008 në reklamën “njeriu kundër makinës” për një prej sponsorëve të tij, Cristiano Ronaldo ishte më i shpejtë se një prej makinave më të shpejta në qarkullim, Bugatti Veyron.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›