Arte marciale per paqen
Këmbëzbathur, me rripa të zinj të arteve marciale, por në vend të dueleve, duartrokitjet i fitojnë nëpërmjet shtrëngimit të duarve.
Organizata quhet “Budo for Peace” dhe e ka marrë emrin nga shprehja japoneze “mënyra e ndalimit të konfliktit”. Kjo nuk është një paraqitje e mirëfillte e forcës fizike.
Një grup izraelit ka mbledhur së bashku hebrenjtë, arabët dhe palestinezët, me misionin që nëpërmjet arteve marciale të ndërtohen ura besimi mes kombësive të ndryshme, për krijimin e një shoqërie më tolerante.
“Ne japim mësime për vlerat që bazohen te filozofia e arteve marciale, si respekti, vetëkontrolli dhe harmonia. Konflikti na i ka vështirësuar jetën. Bashkëshorja dhe fëmijet e mi janë në Izrael, ata nuk mund të flenë. Ashtu si edhe fëmijët dhe nipërit e partnerit tim palestinez, Abed. Kjo na bashkon në misionin tonë”.
Me grupimin janë bashkuar rreth 400 persona në Izrael dhe 300 në Jordani, ndërsa ai po zgjerohet në rang botëror me njerëz nga Turqia, Maroku, Kenia e Tunizia.
“Te Budo for Peace nuk ka rëndësi nëse jeni hebre, arab nga Etiopia apo se çfarë feje i përket. Kjo që bëjmë është një gjuhë speciale, e cila na ndihmon të gjejmë paqe brenda nesh dhe t’ia transmetojmë atë komunitetit”.
Qëllimi është që njerëzit të krijojnë harmoni me vetëveten dhe më pas me njerëzit që i rrethojnë.