Inter-Sneijder prag divorci

Nga hero në zero. Pak javë më parë një lojtar i pazëvendësueshëm, tashmë në një barrë për skuadrën.
Ëesley Sneijder duket se nuk ka më vend te Interi. Mesfushori nuk luan prej javësh, klubi kërkon ti ulë rrogën dhe trajneri Stramaçioni nuk e ka në planet e tij.
Takimi me drejtuesit zikaltër nuk ka dhënë asnjë rezultat. Përkundrazi, hendeku është zmadhuar. Nëse më parë lojtari ishte njoftuar se problem ishte kontrata, tashmë i është thënë se vendimi është i stafit teknik.
Në situatën e krijuar, erdhi edhe reagimi i Sneijder. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, lojtari ka bërë të ditur se nuk mund ta pranojë “një kontratë me kushte të tilla. Më shumë se çdo gjë tjetër dua të luaj”.
Divorci është në prag, por prej lidhjes me klubin, lojtari ka bërë të ditur se do të presë çfarë ndodh në ditët në vazhdim. Edhe te Interi preferojnë të presin.
E njëjta nuk ndodh me klubet e tjera. Emrave të përfolur të Manchester United dhe Milan i janë shtuar edhe PSG, Fenerbahce, Schalke dhe Tottenham.