E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat e Lionel Messit

Lionel Mesi cilësohet si lojtari më i mirë në botë dhe është në finalen për “Topin e Artë 2012”. Shifrat e yllit të Barcelonës nuk kanë nevojë për komente.

Pasi u afrua me vetëm një gol nga rekordi historik i Gerd Myler me 85 gola në një vit kalendarik, mediat spanjolle po përqendrohen te statatistikë e jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për krahasimin me 21 golat e argjentinasit në këtë sezon të La Ligas spanjolle, me repartet sulmuese të ekipeve të tjera të kampionatit.

Në përfundim rezulton se vetëm tre skuadra, Reali i Madridit, Atletiko e Madridit dhe Betis ia kalojnë. Sa për të tjerat, Mesi i vetëm ka shënuar më shumë se 16 skuadrat që luajnë në futbollin elitar në Spanjë.

Me mesataren e golave të shënuar, ai kalon 40 për qind të rrjetave të realizuara nga vetë ekipi i Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›