E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo tremb Realin

Luan, shënon dy gola duke qenë protagonist në fitoren e parë sezonale të Realit të Madridit në La Ligan spanjolle, megjithatë nuk feston. Te Reali i Madridit ka shpërthyer çështja “Cristiano Ronaldo”. Të dielën “merengues” fituan 3-0 përballë Granadas, por pavarësisht dopietës së realizuar ylli portugez u duke i trishtuar.

Natyrshëm që kjo ka tërhequr vëmendjen dhe në fund të ndeshjes ka qenë vetë Kristiano Ronaldo ai që shpejgoi situatën: “Nuk festova sepse nuk jam i lumtur. Bëhet fjalë për një problem profesional, për të cilin ka folur edhe me klubin”.

Sinjalet e para të problemeve erdhën që prejm së mërkurës, kur pas golit në Superkupë me Barcelonën, Kristiano Ronaldo festoi duke i kërkuar dikujt të heshtë, ndoshta Zhoze Murinjos. Në Spanjkë e anashkaluan episodin, ndoshta duke menduar se veprimi erdhi si përgjigje ndaj ndonjë kritike pas disfatës me Getafen.

Janë të shumtë ata që fillimisht menduan se pakënaqësia mund të lidhej me zhgënjimin në finalen për çmimin “Lojtari Europian i Vitit” të dhënë nga UEFA, e ku fitues u shpall mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta. Por, Ronaldo nxitoi të hidhte poshtë këto zëra. “Mërzitja ime nuk ka aspak lidhje me Iniestën”, saktësoi lojtari.

Më pas, ai lëshon një tjetër shigjetë ndaj Realit të Madridit. “Tani nuk preferoj më të flas për këtë çështje, por synoj të përqendrohem vetëm te ndeshjet me Portugalinë, pasi do të luajmë takimet e para të kualifikueseve të Botërorit 2014”. Fjalë që ndoshta mund të interpretohen si një lamtumirë gjatë verës së ardhshme. Ndërkohë, skuadra e Murinjos duket gjithmonë e më shumë në situatë kaotike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›