E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahçe në bisedime për Meirelesin

Fenerbahçe ka konfirmuar se ka hyrë në bisedime me Chelsean rreth mundësisë së transferimit të mesfushorit Raul Meireles. 29 vjeçari konsiderohet si zëvendësues i Emre Belozoglut i cili u largua nga klubi turk drejt Atletico Madridit gjatë verës.

“Fenerbahçe ka filluar bisedimet zyrtare për futbollistin e Chelseat, Raul Meireles”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Fenerbahçes.

Meireles iu bashkua Chelseat nga Liverpool më 2011 për 13.5 milionë euro dhe zhvilloi 28 ndeshje në edicionin e kaluar. Fenerbahçe ka kohë deri më 5 shtator të zyrtarizojë marrëveshjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›