Villas-Boas paralajmëron Llorisin

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka paralajmëruar Hugo Llorisin se duhet të luftojë për tu bërë portier i parë i ekipit pasi Brad Friedel bëri një tjetër paraqitje pozitive në barazimin 1-1 me Norwichin të dielën.
Tottenhami transferoi Llorisin nga Olympique Lyon por ai nuk e ka vendin e sigurt në formacionin bazë të skuadrës londineze.
“Ai duhet të garojë me tre portierë të tjerë dhe për momentin Brad është duke u paraqitur shumë mirë. Ai e meriton të jetë titullar dhe do të vazhdojë të jetë i pari”, deklaroi Villas-Boas për mediet angleze.