E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami goditi Havain

Një cunami me valë të ujit afro një metër e ka goditur shtetin amerikan Havai, pas një tërmeti, që e kishte tronditur bregun perëndimor të Kanadasë.

Afro 100 mijë njerëz kanë lëvizur brenda Havait, në pritje të cunamit, i cili ishte më i vogël se sa parashikohej.

Megjithatë, janë të mundshme valë të tjera, por alarmi për cunami në këtë shtet është tërhequr, duke u shndërruar në këshillë.

Tërmeti me fuqi 7.7 shkallë të Rihterit, që i goditi ishujt British Columbia në Kanada, është pasuar edhe nga disa dridhje të tjera.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale ose dëme materiale.

Këshillë për cunami është dhënë edhe për pjesën veriore të Kalifornisë dhe për Oregon, në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›