E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami, kujtohet në Azi 5-vjetori i tragjedisë

Ceremoni përkujtimore në të gjithë Azinë kanë shoqëruar përvjetorin e pestë të cunamit, që në 26 dhjetor të vitit 2004 mori jetën e më shumë se 230 mijë personave në 13 vende, në një nga katastrofat natyrore të historisë së njerëzimit. Në Ban Nam Khem, një fshat i vogël tajlandez, ku viktimat ishin më shumë se 5 mijë, murgjit janë lutur dhe kanë kënduar këngë në kujtim të viktimave. Në provincën e Aceh, në Indonezi, ku të vdekurit ishin rreth 170 mijë, lutjet u kryen në xhami. Në 26 dhjetor të vitit 2004, në orën 07:59 me orën lokale, një tërmet me magnitudë 9 të shkallës Rihter, më i keqi i 40 viteve të fundit, goditi jugun e Azisë. Epiqendra u individualizua në Sumatra, në det të hapur. Tërmeti provokoi një lëkundje nënujore që u shoqërua me një dallgë anormale dhe gjigande. Brenda më pak se një orë, muri i ujit, i lartë sa një pallat trekatësh, u përplas fillimisht në brigjet e Sri Lankës, pastaj në ato të Tajlandës, Indonezisë, Indisë, Maldiveve dhe Malajzisë, duke shkuar deri në Somali dhe Nigeri. Më shumë se 8000 mijë njerëz, mes tyre shumë turistë të huaj, vdiqën në Tajlandë, ndërsa rreth 40 mijë të tjerë humbën jetën në lokalitetet bregdetare në Sri Lanka dhe Indi. Në Indonezi, tërmeti shkaktoi rreth 167 mijë të vdekur. Shumë njerëz u kthyen në Tajlandë për të përshëndetur kujtimin e viktimave. Një minutë heshtje u mbajt në plazhin e Patong në Phuket, në orën kur cunami goditi vendin me një "dhunë" të pamëshirshme. Ndërkaq, si për ironi të fatit, 5-vjetori i tragjedisë së tmerrshme në Indonezi u shoqërua sërish me lëkundje tërmeti 6.7 ballë. Por kësaj here pa viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›