E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cungu akord me Kukësin, zyrtarizmi për dy ditë

Altin Manallari

Marrëveshja

Pasi humbi mundësinë për të drejtuar Vllazninë, që tashmë pret të zyrtarizojë Shpëtim Duron në krye të pankinës së saj për sezonin e ardhshëm, Armando Cungu duket se do të ulet në stolin e Kukësit, skuadrës së ngjitur për herë të parë në historinë e saj në Kategorinë Superiore. Mësohet se palët janë takuar gjatë ditës së djeshme dhe kanë mundur të gjejnë një akord paraprak. Megjithatë, brenda dy ditëve të ardhshme do të përfundojnë edhe detajet e fundit dhe pritet të bëhet zyrtarizmi i tij në krye të ekipit verilindor.

Cungu akord me Kukësin, zyrtarizmi për dy ditë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›